Biseda e parë
Dëgjojmë nevojat, vizionin dhe kufizimet tuaja — pa detyrim.
SVARCH është një studio arkitekture që beson te qartësia, konteksti dhe puna e përkushtuar. Çdo projekt e nisim me dëgjim dhe e mbyllim me kujdes ndaj detajit.
Projektojmë hapësira që i shërbejnë jetës së përditshme — të qeta, funksionale dhe të qëndrueshme. Materiali, drita dhe proporcioni janë mjetet tona kryesore.
Punojmë ngushtë me klientët dhe me terrenin, duke e mbajtur gjuhën arkitekturore të përmbajtur dhe të sinqertë ndaj kontekstit lokal të Kosovës dhe Luginës.

Arkitekt · Drejtues i studios
Sabedin Veliji është themelues dhe drejtues i SVARCH. I diplomuar në Bachelor of Architecture në Universitetin e Prishtinës, ai udhëheq projektet nga koncepti te realizimi, me vëmendje të veçantë te detaji dhe konteksti.
Nga Tërnoci i Madh, Bujanoc
Dëgjojmë nevojat, vizionin dhe kufizimet tuaja — pa detyrim.
Zhvillojmë idenë kryesore dhe skicat e para të vëllimit dhe hapësirës.
Përgatisim planet e ekzekutimit dhe dokumentacionin për leje ndërtimi.
Mbikëqyrim ndërtimin deri te dorëzimi, duke ruajtur cilësinë e detajit.